Norvegjia do të ndalojë hyrjen e makinave me targa ruse në vend

Pas Finlandës, vendeve baltike dhe Polonisë, edhe Norvegjia ka vendosur të ndalojë hyrjen e makinave me targa ruse nga 3 tetori, njoftoi të premten Ministria e Punëve të Jashtme. Vendimi është pjesë e masave të marra nga Perëndimi për të ndërprerë të ardhurat ruse, të cilat po i përdor për të financuar pushtimin e Ukrainës. [...]Read More...

Shtator 29, 2023 - 20:25
 0
Norvegjia do të ndalojë hyrjen e makinave me targa ruse në vend

Pas Finlandës, vendeve baltike dhe Polonisë, edhe Norvegjia ka vendosur të ndalojë hyrjen e makinave me targa ruse nga 3 tetori, njoftoi të premten Ministria e Punëve të Jashtme.

Vendimi është pjesë e masave të marra nga Perëndimi për të ndërprerë të ardhurat ruse, të cilat po i përdor për të financuar pushtimin e Ukrainës.

“Është e rëndësishme që sanksionet të jenë efektive në mënyrë që të parandalohen sa më shumë të ardhurat që i duhen shtetit rus për të financuar luftën”, tha Ministrja e Jashtme Anniken Hutfeld.

Automjetet në pronësi të qytetarëve norvegjezë ose shtetasve të EEA (Zonës Ekonomike Evropiane) me vendbanim të përhershëm në Rusi ose anëtarëve të familjes së tyre do të përjashtohen nga ndalimi, tha ministria e jashtme e Norvegjisë.

Finlanda, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia kanë futur më parë ndalime të ngjashme sipas një direktive të Komisionit Evropian.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.