Norvegjia ndalon hyrjen e makinave me targa ruse

Norvegjia ka njoftuar se makinat e pasagjerëve të regjistruar në Rusi nuk do të lejohen më të hyjnë në territorin e saj duke filluar nga java e ardhshme. Norvegjia, e cila është anëtare e NATO-s, por jo e BE-së, ka një kufi 198 kilometra të gjatë (123 milje) në Arktik me Rusinë, shkruan Al Jazeera. [...]Read More...

Shtator 29, 2023 - 22:25
 0
Norvegjia ndalon hyrjen e makinave me targa ruse

Norvegjia ka njoftuar se makinat e pasagjerëve të regjistruar në Rusi nuk do të lejohen më të hyjnë në territorin e saj duke filluar nga java e ardhshme.

Norvegjia, e cila është anëtare e NATO-s, por jo e BE-së, ka një kufi 198 kilometra të gjatë (123 milje) në Arktik me Rusinë, shkruan Al Jazeera.

Vendi skandinav “qëndron së bashku me aleatët dhe njerëzit me të njëjtin mendim në reagimet kundër luftës brutale të agresionit nga Rusia kundër Ukrainës”, tha në një deklaratë Ministrja e Jashtme Anniken Huitfeldt.

Ndalimi nënkupton që makinat e pasagjerëve të regjistruar në Rusi me nëntë ose më pak vende nuk mund të futen më në Norvegji. Autobusët dhe minibusët me 10 ose më shumë vende do të mund të kalojnë ende kufirin në Storskog, pika e vetme e kalimit midis Norvegjisë dhe Rusisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.