“Nuk do t’i harroj kurrë lotët në fytyrën e tij”, lamtumira e djalit të madh të Etlevës

Kjo është Etleva Bodi, shqiptarja e cila u vra nga bashkëshorti i saj Selami Bodi. Ngjarja rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në shtëpinë e familjes në Savona të Italisë. Një zënkë u bë shkak që 41-vjeçari t’i fuste duart në fyt bashkëshortes së tij vetëm 31-vjeçe. Ajo ra në koma dhe ndërroi jetë mbrëmjen […]

Tetor 31, 2023 - 22:30
 0
“Nuk do t’i harroj kurrë lotët në fytyrën e tij”, lamtumira e djalit të madh të Etlevës

Kjo është Etleva Bodi, shqiptarja e cila u vra nga bashkëshorti i saj Selami Bodi. Ngjarja rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në shtëpinë e familjes në Savona të Italisë. Një zënkë u bë shkak që 41-vjeçari t’i fuste duart në fyt bashkëshortes së tij vetëm 31-vjeçe. Ajo ra në koma dhe ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës, në spital.

Etleva ishte nënë e 4 fëmijëve. Më herët, mediat italiane publikuan edhe detaje mbi deklaratat e para të dhëna nga autori i dyshuar për të afërmit e tij.

Ai raportohet të ketë shprehur pendesë, duke thënë se “shpresonte që Allahu ta falte”. 41-vjeçari raportohet se i përkiste besimit mysliman dhe mediat italiane e përshkruajnë si radikal në besimin e tij, diçka që duket e kishte futur edhe në familja. Bashkëshortja 31-vjeçare mësohet se ishte e mbuluar, ndërsa vetë 41-vjeçari ishte vizitor i rregullt i xhamisë së Savonës.

Po sipas mediave italiane, ai mësohet se ia kishte ndaluar gruas edhe telefonin celular. E pikërisht ky i fundit dyshohet se u bë shkak për zënkën që përfundoi në tragjedi.

Deri më tani, autoritetet hetimore mësohet se nuk kanë mundur ta marrin në pyetje 41-vjeçarin për shkak se ndodhet i shtruar në izolim me shenja tuberkulozi. Pritet që ai të japë dëshminë për krimin sapo të jetë e mundur.

E vetmja dëshmi deri më tani e autorit është ajo që i tha kushëririt të tij, kur ky i fundit mbërriti në vendin e ngjarjes. “I lashë fëmijët jetimë në rrugë”, i tha ai të afërmit të tij Robert Spata. Për mediat italiane Spata rrëfeu edhe se më i madhi prej fëmijëve të çiftit i kishte kërkuar që ta çonte në spital për t’i dhënë lamtumirën nënës së tij.

“Më i madhi nga fëmijët më kërkoi ta çoja në spital për t’i thënë lamtumirë nënës së tij para se të vdiste. Nuk do t’i harroj kurrë lotët në fytyrën e tij”, rrëfeu ai.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.