“Nuk gjente dot të dashur”, flet babai i 40-vjeçarit që bëri masakër në Australi

Joel Cauchi, 40-vjeçari, i cili të shtunën goditi për vdekje gjashtë persona dhe plagosi 12 të tjerë në një qendër tregtare në një

Prill 16, 2024 - 23:55
 0
“Nuk gjente dot të dashur”, flet babai i 40-vjeçarit që bëri masakër në Australi

Joel Cauchi, 40-vjeçari, i cili të shtunën goditi për vdekje gjashtë persona dhe plagosi 12 të tjerë në një qendër tregtare në një periferi të Sidneit, ishte i zemëruar sepse nuk mund të gjente një të dashur, thanë prindërit e tij.

Deklarata e tyre vjen për të konfirmuar vlerësimin e policisë se Joel Cauchi duket se kishte shënjestruar kryesisht gratë, pasi pesë nga gjashtë viktimat e tij dhe shumica e 12 personave që ai plagosi ishin gra.

“Ai donte të gjente një të dashur, nuk kishte aftësi sociale dhe humbi mendjen sepse ishte i frustruar”, tha babai i tij 76 vjeçar duke shprehur trishtimin e thellë për personat që humbën jetën.

Ndërkohë, kryeministri Anthony Albanese i ka ofruar një francezi që ndërhyri për të neutralizuar sulmuesin, mundësinë për të qëndruar në Australi sa të dojë dhe për t’u bërë shtetas australian.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.