Nuk i kthehet iPhone i sekuestruar, Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Kryemadhit

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Monika Kryemadhit për kthimin e një aparati celular të sekuestruar nga SPAK.  Aparati celular i llojit “iPhone” i është sekuestruar një personi të afërt të Kryemadhit, ndërsa dyshohet nga SPAK se përdorej prej saj. Një kolegj penal i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici […]

Prill 5, 2024 - 10:15
 0
Nuk i kthehet iPhone i sekuestruar, Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Kryemadhit

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Monika Kryemadhit për kthimin e një aparati celular të sekuestruar nga SPAK.  Aparati celular i llojit “iPhone” i është sekuestruar një personi të afërt të Kryemadhit, ndërsa dyshohet nga SPAK se përdorej prej saj.

Një kolegj penal i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici vendosi në Dhomë Këshillimi të mos pranojë rekursin e bërë nga Kryemadhi, duke lënë kështu në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm të 4 janarit 2024, që nuk liroi nga sekuestroja telefonin.

SPAK është duke hetuar në një dosje të vetme dy kallëzime të bëra ndaj bashkëshortëve Meta-Kryemadhi.  I pari është kallëzimi i ish-deputeti Halit Valteri, i cili ka pretenduar “korrupsion” e “fshehje pasurie”.

Kallëzimi tjetër është bërë nga avokati Idajet Beqiri, i cili pretendon se bashkëshortët kanë kryer shpenzime të pajustifikuara në burime të ligjshme për shërbime estetike.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.