Nuk i ndahet burgut! Pogradecari i liruar nga amnistia, kryen një tjetër vjedhje sapo lë qelinë, shpallet në kërkim nga policia

Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të Drenovës kërkohet nga policia për vjedhje. I riu pogradecar ka qenë

Prill 25, 2024 - 18:55
 0
Nuk i ndahet burgut! Pogradecari i liruar nga amnistia, kryen një tjetër vjedhje sapo lë qelinë, shpallet në kërkim nga policia

Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të Drenovës kërkohet nga policia për vjedhje.

I riu pogradecar ka qenë i dënuar për vjedhje ndërkohë ditën e djeshme përfitoi nga aministia e pas pak minutash pasi hyri në qytetin e Korçës ka realizuar vjedhjen e radhës në lagjen 18 të këtij qyteti.

Këtë herë “gjahu” i tij ka qenë një mjet Ford Fiessta i parkuar (i ndezur) në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi” pasi pronari i mjetit ishte pranë njesie shërbimi

Isufi ka hyrë në mjetin e parkuar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Pogradecit, ku policisë nuk i ka ngelur gjë tjetër ku pas denoncimit të pronarit të mjetit të bëjë këqyrjen e kamerave të sigurisë në interenarin që është menduar se ka kaluar i riu. Nga këqyrja e kamerave është dalluar mjeti tip Ford Fiessta që kalonte në aksin rrugor Korçë – Pogradec deri në fshatin Luamalas më pas grabitësi i mjetit ka humbur çdo gjurmë edhe për policine që tashmë është në kërkim të tij.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.