Nuk ishte sot në GJKKO për Gërdecin, Shkëlzen Berisha: SPAK gënjen! Mund të më njoftonin me telefon!

Shkëlzen Berisha ka mohuar që të ketë pasur një fletëthirrje për të qenë i pranishëm ditën e sotme në seancën për “Gërdecin”. Pas akuzave ndaj SPAK si një institucion i kapur nga kryeministri Edi Rama, Shkëlzen Berisha theksoi se në adresë të tij nuk ka mbërritur ftesë për t’u paraqitur për të dëshmuar! Ai thotë […]

Dhjetor 14, 2023 - 13:16
 0
Nuk ishte sot në GJKKO për Gërdecin, Shkëlzen Berisha: SPAK gënjen! Mund të më njoftonin me telefon!

Shkëlzen Berisha ka mohuar që të ketë pasur një fletëthirrje për të qenë i pranishëm ditën e sotme në seancën për “Gërdecin”. Pas akuzave ndaj SPAK si një institucion i kapur nga kryeministri Edi Rama, Shkëlzen Berisha theksoi se në adresë të tij nuk ka mbërritur ftesë për t’u paraqitur për të dëshmuar!

Ai thotë se është i gatshëm që të paraqitet sapo të ketë një ftesë të tillë.

“Në lidhje me disa raportime mediatike për “mos paraqitjen” time si dëshmitar në gjykatë, më duhet të sqaroj se ne asnjë adrese timen fizike apo elektronike nuk ka mbërritur asnjë ftesë për t’u paraqitur për të dëshmuar! Pretendimet e SPAK, që janë qartaz në funksion të qëllimeve politike e mediatike të Edi Ramës, bien poshtë, si nga njoftimet e mëparshme që janë ekzekutuar me sukses, ashtu dhe nga fakti që personalisht në dëshminë e dhënë para SPAK kam depozituar adresën e saktë si dhe nr e telefonit! Mbetem i hapur për t’u paraqitur konform ligjit me të marre ftesën”, shkruan Shkëlzen Berisha.

Në seancën e kësaj të enjteje, Gjykata e Posaçme u njoh me dëshminë e ish-ministrit të Drejtësisë së asaj kohe, Aldo Bumçi si edhe ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.