“Nuk kam konflikte me askënd”, i plagosuri në atentat: Nuk munda t’i shoh autorët

Pas atentatit në Shkodër ndaj 60-vjeçarit Selami Brahimi, disa persona janë shoqëruar këtë të premte nga policia pasi mund të kenë dijeni mbi

Shkurt 9, 2024 - 15:33
 0
“Nuk kam konflikte me askënd”, i plagosuri në atentat: Nuk munda t’i shoh autorët

Pas atentatit në Shkodër ndaj 60-vjeçarit Selami Brahimi, disa persona janë shoqëruar këtë të premte nga policia pasi mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Ata janë marrë në pyetje për disa orë dhe më pas janë lënë të lirë, ndërsa ende nuk ka një pistë të qartë se përse Brahimit iu atentat.

Ndërkohë vetë  60-vjeçari ka deklaruar përpara oficerëve të policisë se nuk ka asnjë dijeni lidhur me plagosjen e tij dhe se nuk ka arritur të dallojë automjetin.

 “Sapo lashë mbesën time tek një punonjës që është afër picerisë. Sapo jam ulur poshtë më kanë qëlluar. Kam shpëtuar për mrekulli sepse në atë moment jam kthyer dhe plumbi më kapi fytyrën sepse ndryshe mund të më kishin qëlluar në kokë. Nuk kam arritur që të shoh asgjë. Nuk kam asnjë problem me askënd dhe nuk e di kush mund të jenë autorët. Po ashtu nuk kam arritur që të shoh asnjë makinë apo mjet tjetër të autorëve”, tha Brahimi.

Ndërkohë sipas burimeve ndaj shtetasit Selami Brahimi është qëlluar afro 10 herë me automatik kallashnikov, por vetëm një plumb e ka kapur në pjesën e fytyrës. 60-vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrje dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti me të cilin qëlluan autorët ende të paidentifikuar erdhi nga zona e Parrucës në drejtim të lagjes Xhabiej dhe pasi qëlluan me armë zjarri u larguan në drejtim të daljes së Shkodrës./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.