Nuk kishin leje drejtimi, arrestohen pesë drejtues mjetesh në Elbasan

Pesë drejtues motomjetesh kanë rënë në pranga në një hark kohor prej 24 orësh në Elbasan. Policia Rrugore pas kontrolleve të kryera në

Gusht 31, 2023 - 11:01
 0
Nuk kishin leje drejtimi, arrestohen pesë drejtues mjetesh në Elbasan

Pesë drejtues motomjetesh kanë rënë në pranga në një hark kohor prej 24 orësh në Elbasan. Policia Rrugore pas kontrolleve të kryera në terren ka evidentuar se këto drejtues motomjetesh nuk ishin të pajisur me leje drejtimi.

 

Të arrestuar janë, I. Xh., 56 vjeç, banues në Elbasan, A. M., 38 vjeç, banues në fshatin Papër, E. Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Godolesh, B. Ç., 57 vjeç, banues në fshatin Muriqan dhe I. B., 62 vjeç, banues në Cërrik.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Elbasanit, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.