Nuk marrin dot ilaçet me rimbursim prej pesë ditësh, të moshuarit në vështirësi

Pacientët prej 5 ditësh nuk mund të marrin barna me rimbursim. Sistemi elektronik që lidh farmacitë me Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i cili rimburson barnat dhe sistemi që lidh farmacitë me mjekun e familjes i cili nënshkruan recetat e barnave me rimbursim është bllokuar. Mjekë të familjes konfirmojnë një gjë të tillë për […]

Shkurt 19, 2024 - 15:44
 0
Nuk marrin dot ilaçet me rimbursim prej pesë ditësh, të moshuarit në vështirësi

Pacientët prej 5 ditësh nuk mund të marrin barna me rimbursim.

Sistemi elektronik që lidh farmacitë me Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i cili rimburson barnat dhe sistemi që lidh farmacitë me mjekun e familjes i cili nënshkruan recetat e barnave me rimbursim është bllokuar.

Mjekë të familjes konfirmojnë një gjë të tillë për Top Channel duke u shprehur se janë vënë në vështirësi me pacientët, pjesa më e madhe e tyre të moshuar të cilët duhet të shkojnë disa herë në qendra shëndetësorë.

Ndërkohë burime nga FSDKSH pohojnë se ky bllokim i sistemeve elektronike vjen nga Akshi dhe pritet të zgjidhet së shpejti.
/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.