Nuk na lënë të jetojmë…
Nga Bajram Peçi Sa shkruhet në titull të këtij shkrimi e dëgjova në lajmet e mbrëmjes të datës 3 mars. E tha një banor i luginës së Shushicës që po punonte në arë kur reporterit të TV ju ankua se “… po punojnë e mbjellin kot. Përveç kanalit të vaditjes që nuk është më funksional, […]
Nga Bajram Peçi
Sa shkruhet në titull të këtij shkrimi e dëgjova në lajmet e mbrëmjes të datës 3 mars. E tha një banor i luginës së Shushicës që po punonte në arë kur reporterit të TV ju ankua se “… po punojnë e mbjellin kot. Përveç kanalit të vaditjes që nuk është më funksional, kësaj i shtohet dhe ujësjellësi në ndërtim i Himarës që do marrë ujin e lumit të Shushicës, që nga burimi në fshatin Kuç e do e thajë çdo gjë. Nuk na lënë të jetojmë”. E përdora si titull sepse përputhet plotësisht me atë të vërtetë që do pasojë!
Marrja e ujit, në mos do zhdukë jetesën në luginë, do t’ua bëjë atë të vështirë e më tej, të pa mundur banorëve! Disa mijëra ha tokë arë ujiten nga ky lumë; mijëra banorë e marrin ujin e pijshëm nga ky lumë; qindra-mijëra krerë bagëti të imta kullosin e pinë ujë në shtratin e këtij lumi; disa dhjetra biznese lokale e mbështesin aktivitetin e tyre te ky ujë. Pa këtë rrjedhë uji, atje ska gjasa të ketë jetë normale!
Se kujt i lindi ndërmend marrëzia që banorëve të kësaj lugine t’i merrte përmes grabitjes ujin, pak më intereson, në kushtet kur kemi më se dy dekada të familjarizuar që shohim administrata të çoroditura të lejojnë gjithë kënaqësi bizneset e ujit t’ua marrin burimin banorëve e t’i fusin nëpër tuba për fitimet e tyre. Ajo që vlen të nxirret nga këto vendime idiote është e do mbetet pyetja: pse sillen ndaj popullit në mënyrë armiqësore, pse nuk i lënë të jetojnë?
Para një viti, në rrjedhë të protestave që Shoqata Atdhetare-Kulturore “Vllazërimi Kuçjot” kish ndërmarrë ndaj projektit të ujësjellsit, botoja më 26 mars në disa të përditëshme informative një artikull që i kujtonte qeverisë, ministrive përkatëse, Bashkive Himarë, Selenicë e Vlorë, të ndalonin zhvillimin më tej të këtyre projekteve armiqësore ndaj banorëve. Mes të tjerash sillja nga historia kujtesën e krimeve mizore në vitin 1914 të ushtrisë greke në Jugun shqiptar në Labëri e nënndarjen e saj krahinore, Kurvelesh. Ish kryeministri i Greqisë, Venizellos, na ish shprehur atëbotë se, “…le të kishte dhe 15 milionë shqiptarë, vetëm Labëri të mos kish”! Shikoni lexonjës i nderuar se si rrjedh historia?! Këta banorë të zemrës së Labërisë, këtë shtyllë mbajtëse të ngrehinës Shqipëri, që Venizellos dhe të tjerë shtetarë grekë rrotull tij, i trëmbeshin aq shumë, po e shpërbëjnë vetë shqiptarët (nëse janë të tillë!?). Shqip: po i shfarosin! E thonë këtë vetë banorët, ndërsa vetë ata që kanë dhënë idenë, dhënë pëlqimin e bërë projektin, nuk e dinë se çfarë pasoja do ketë ndërtimi i këtij ujësjlësi!
Himara ka patur plot mundësira të tjera të investonte, duke marrë, prsh, ujin që derdhet në det të burimeve të Borshit e Fterrës, por ato i përkasin një bashkie tjetër. Me ligjin 115/2014, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë” ndryshoi edhe neni 108 i Kushtetutës, në të cilin përcaktohej se njësi të qeverisjes vendore janë komunat ose bashkitë. Komunat u lanë si njesi të thjeshta administrative. Për rrjedhojë, Komuna Horë-Vranisht, që nuk ishte dakord as për HEC dhe aq më pak për t’i marrë ujin komunës për ujësjellës, u suprimua si njësi qeverisjeje dhe qeverisja e pesë fshatrave të Kurveleshit të Poshtëm ju kalua Bashkisë Himarë.
Punimet pë marrjen e ujit të Lumit Shushicë, që kryhen nga Fondi shqiptar i zhvillimit, janë ndërmarrë në kundërshtim me dy ligje: atë të cënimit te statusit “Park Kombëtar” që kanë Buronjat e Kuçit dhe atë të dëgjesave, që nuk është kryer me banorët dhe nuk është marrë pëlqimi i tyre. Këtyre të dyjave qeveria u shtoi dhe shpalljen e Lumit Vjosa ”Park Kombëtar”, që e ka Shushicën degë kryesore të saj. Që dëgjesat me banorët nuk janë bërë e shpreh vetë përgjegja e Bashkisë Himarë, drejtuar Shoqatës “Vëllazërimi Kuçjot”, më datë 13 prill 2023, përmes Albano Idrizit, Kordinator për të drejtën e informimit. Lutem lexues e te interesuar , lexoni sa më poshtë përgjegjen:
Përshëndetje,
Në vijim të kërkesës suaj, gjeni bashkëlidhur dokumentacionin në lidhje me projektin e Ujësjellësit të Himarës.
1. Raportin teknik që përshkruan projektin
2. Një kopje të Oponencës Teknike kryer nga Instituti i Ndërtimit
3. Lejen e ndërtimit
4. Lejen nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore
5. Lejen mjedisore
Sa i përket dëgjesave publike, duke qenë se objekti do t’i shpërbejë zonës së Himarës, nuk është mbajtur dëgjesë publike me banorët e zonës Hor Vranisht.
Ditë të mbarë, Albano Idrizi
Zyra Ekzekutive Himarë
Pra, ska problem se ka një ligj për Parqet Kombëtare, i cili shkelet në mënyrë flagrante e përbuzëse; ska problem se nuk është mbajtur dëgjesë publike! Është tipar i pushtetit të kohëzgjatur nëpërkëmbja e popullit dhe arroganca ndaj kërkesve të tyre të parreshtura. Askush nga ministria, qeveria, organet vendimmarrëse, nuk u ka kthyer përgjegje banorëve.
Ku e ka parë e lexuar Bashkia Himarë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit se nuk duhen bërë dëgjesa me banorët, kur ata i përkasin bashkisë? Ngjashëm sikur të jenë bujkrobërit e saj! Por kjo sajesë mesjetare nuk përputhet me kushtetutën, e cila i merr banorët në mbrojtje dhe u jep atyre të drejtë.
Paturpësia e përgjigjes si dhe e sipërmarrjes së ndërtimit e shfaq pa druajtje injorimin e banorëve. Pavarësisht kësaj përgjegje, ata vazhdojnë gënjejnë hapur kur shprehen në kronikat TV se Bashkia Himarë ka organizuar sipas ligjit dëgjesat dhe është marrë pëlqimi i komunitetit të banorëve, ndërkohë që e dinë mirë se gjithçka sa pohojnë është një gënjeshtër! Kishim shpresa se kjo gënjeshtër do t’u provohej nga Prokuroria Vlorë, gjë që nuk ngjau, por shpresojmë se do provohet përfundimisht nga protestat e banorëve që nisin nga Kuçi e deri në Brataj. Banorët nuk presin që ata të pendohen se kanë gënjyer, por presin që të ndërpriten menjëherë punimet për ujësjellsin!
Sa për banorët, ta dinë se humbja më e turpshme do jetë pakujdesia e tyre që i lejuan t’u rrëmbenin ujin e jetë! Beteja ligjore do vazhdojë!
What's Your Reaction?