“Nuk na tremb Amant Josifi”/ Kreu i SPAK:, Dumani paralajmëron të tjera zhvillime për dosjen “Metamorfoza” dhe fondet e IPARD
Kreu i SPAK Altin Dumani në një takim informal me gazetarët, dha detaje sa i përket një sërë çështjeve me interes te madh publik
Kreu i SPAK Altin Dumani në një takim informal me gazetarët, dha detaje sa i përket një sërë çështjeve me interes te madh publik që janë pjesë e punës së kësaj strukture.
Lidhur me fondet e IPARD, pasi çështja u pushua për moskompetencë, Dumani tha se ka një hetim të ri nga Prokuroria e Posaçme, të cilat ndodhen në fazë paraprake.
Për “Metamorfozën” kreu i akuzes i konsideron të ligjshme aktet e mbërritura nga pertnerët, duke sjellë praktikën dhe vendimet e formës së prerë të disa gjykatave të vendeve europiane që i kanë njohur transkriptet si të ligjshme.
Ai the se për procedimin në fjalë po bëhen veprime hetimore aktive, por nuk preferoi të jepte një qëndrim nëse do ketë një fazë të re.
“Deri kur u regjistrua ky procedim, flitej se zyrtarë e drejtues kryenin korrupsion apo ishin të përfshirë në krim, por s’kishte veprime konkrete. Sot është fakt që janë të arrestuar. Kemi shumë punë për të bërë lidhur me këtë çështje”, tha kreu i SPAK.
Për Amant Josifin, ai tha se është arrestuar në kuadër të një procedimi nga Spanja, dhe se SPAK ka bashkëpunuar, por lidhur me faktin nëse ka çështje të hapur në Shqipëri.
“Nuk na tremb Amant Josifi dhe asnjë i ngjashëm, kush do qoftë, nëse do kemi diçka konkrete, gjithsecili do japë llogari”
What's Your Reaction?