Nuk ndalet dhuna në familje, tre burra arrestohen në Durrës pasi “ngritën dorë” mbi bashkëshortet

Fenomeni i dhunës në familje, ku shënjestra e burrave mbetet bashkëshortja e tyre pavarësisht forcimit të ligjeve për të parandaluar diçka të tillë, duket se ka ngritur krye në Durrës. Në 24 orët e fundit tre bashkëshortë dhunues janë vënë në prangat e policisë së qytetit bregdetar, pasi kanë treguar forcën duke “ngritur dorën” mbi […]

Shkurt 18, 2024 - 13:03
 0
Nuk ndalet dhuna në familje, tre burra arrestohen në Durrës pasi “ngritën dorë” mbi bashkëshortet

Fenomeni i dhunës në familje, ku shënjestra e burrave mbetet bashkëshortja e tyre pavarësisht forcimit të ligjeve për të parandaluar diçka të tillë, duket se ka ngritur krye në Durrës.

Në 24 orët e fundit tre bashkëshortë dhunues janë vënë në prangat e policisë së qytetit bregdetar, pasi kanë treguar forcën duke “ngritur dorën” mbi partneret e tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Z. B., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe gjatë shoqërimit në Komisariat, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. U arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 40 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka hyrë në banesën ku qëndron bashkëshortja e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje. U arrestua në flagrancë shtetasi F. Xh., 59 vjeç, banues në Vadardhë, Sukth, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.