“Nuk ndryshon norma bazë e interesit”, Sejko: Inflacioni rrezik për stabilitetin ekonomik
Norma bazë e interesit nuk ndryshon, dhe do të vijojë të jetë 3.25%. Këtë vendim të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë Guvernatori Gent Sejko e ka njoftuar sot përmes një konference për shtyp. Ndërkaq ai nënvizoi se inflacioni mbetet rrezik për stabilitetin ekonomik. “Pagat e larta për shkak të mungesës së lartë për fuqi […]
Norma bazë e interesit nuk ndryshon, dhe do të vijojë të jetë 3.25%.
Këtë vendim të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë Guvernatori Gent Sejko e ka njoftuar sot përmes një konference për shtyp.
Ndërkaq ai nënvizoi se inflacioni mbetet rrezik për stabilitetin ekonomik.
“Pagat e larta për shkak të mungesës së lartë për fuqi punëtore, po mbajnë të lartë inflacionin. Rritja e normës bazë ka ndikuar në rritjen e interesave në tërësi. Kursi i këmbimit ka pasur forcim të fortë kundrejt lekut. Forcimi i lekut ka qenë më i fortë në tremujorin e tretë. Forcimi i kursit ka dhënë ndikim në uljen e inflacionit të importuar. Ekonomia do të rritet nga nxitja e konsumit, investimet dhe shërbimet. Rritja do ngadalësohet në 2024, por do të vijojë rritjen në vitet që vijnë.
Norma bazë e interesit nuk ndryshon, mbetet në 3.25%. Por theksojmë se inflacioni është rrezik për stabilitetin ekonomik, jemi të gatshëm të ndërhyjmë në të ardhmen”, shtoi ai.
/f.s
What's Your Reaction?