“Nuk po lidhesha dot në telefon” Çfarë deklaroi në Polici i dashuri i efektives së vetëvrarë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua pasditen e sotme në Tiranë, ku efektivja Aldorjana Loshi vrau veten me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në banesën e saj në rrugën “Ali Demi” ndërsa ende nuk dihen arsyet që çuan të renë drejt aktit ekstrem. Deri më tani policia ka […]

Maj 24, 2024 - 22:35
 0
“Nuk po lidhesha dot në telefon” Çfarë deklaroi në Polici i dashuri i efektives së vetëvrarë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua pasditen e sotme në Tiranë, ku efektivja Aldorjana Loshi vrau veten me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në banesën e saj në rrugën “Ali Demi” ndërsa ende nuk dihen arsyet që çuan të renë drejt aktit ekstrem.

Deri më tani policia ka shoqëruar të dashurin e saj për tu marrë në pyetje lidhur me rastin, dhe mësohet se para efektivëve ky i fundit ka deklaruar se nuk ka mundur të lidhet në telefon me 21-vjeçaren. Sakaq kolegë dhe të afërm të saj kanë thënë në dashmitë paraprake se nuk kishin parë asnjë shenjë shqetësimi tek vajza kohët e fundit, dhe nuk e mendonin se 21-vjeçarja do ti jepte fund jetës.

Aldorjana Loshi, me origjinë nga Klosi i Mirditës jetonte e vetme në rrugën “Ali Demi” në Tiranë dhe prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr.5 si patrullë e përgjithshme. Sipas informacioneve policja nuk e kishte babanë, ndërsa la pas nënën dhe një vëlla të vogël. Ende nuk dihen arsyet që çuan të renë në aktin ekstrem, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./a.m.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.