Nuk pranon ndarjen, shqiptari përndjek dhe kërcënon me vdekje ish të dashurën në Itali

ITALI – Një 28-vjeçar shqiptar, me sa duket nuk ka pranuar përfundimin e lidhjes me ish të dashurën e tij dhe ka vijuar

Shkurt 19, 2024 - 11:33
 0
Nuk pranon ndarjen, shqiptari përndjek dhe kërcënon me vdekje ish të dashurën në Itali

ITALI – Një 28-vjeçar shqiptar, me sa duket nuk ka pranuar përfundimin e lidhjes me ish të dashurën e tij dhe ka vijuar që ta përndekjë.

Për këtë aryse, ndaj shqiptarit, Karabinierët e stacionit Colleferro ekzekutuan një urdhër që e ndalon të afrohet me ish-partneren.

28-vjeçari shqiptar dyshohet për akte përndjekjeje dhe keqtrajtimi në familje.

Viktima në denoncim tha se burri, duke mos pranuar përfundimin e marrëdhënies me të, e kishte përndjekur dhe keqtrajtuar.

Konkretisht, ai fillimisht e kishte dhunuar dhe më pas i dërgonte mesazhe, në çdo kohë të ditës apo natës, me kërcënime me vdekje.

Në mbështetje të kuadrit hetimor, mesazhet, të cilat janë në duart e hetuesve ishin vendimtare për rastin./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.