“Nuk pushojnë kërkesat për intervista”, Rama: Mediet italiane nën efektin e magjisë së Shqipërisë turistike!

Kryeministri Edi Rama, duke folur për kërkesat e medieve italiane për intervista, u shpreh sot se “gazeta e televizione të mëdha janë nën efektin e magjisë së Shqipërisë turistike”. “Nuk pushojnë kërkesat e medieve italiane për intervista, gazeta e televizione të mëdha janë nën efektin e magjisë së Shqipërisë turistike dhe memeja humoristike që postova […]

Gusht 10, 2023 - 22:55
 0
“Nuk pushojnë kërkesat për intervista”, Rama: Mediet italiane nën efektin e magjisë së Shqipërisë turistike!

Kryeministri Edi Rama, duke folur për kërkesat e medieve italiane për intervista, u shpreh sot se “gazeta e televizione të mëdha janë nën efektin e magjisë së Shqipërisë turistike”.

“Nuk pushojnë kërkesat e medieve italiane për intervista, gazeta e televizione të mëdha janë nën efektin e magjisë së Shqipërisë turistike dhe memeja humoristike që postova pak ditë më parë, me fotomontazhin e anijeve të ikjes së madhe të vitit ‘91, ka bërë xhiron e Italisë, duke i nxitur edhe më shumë mediet italiane të flasin për bumin turistik të Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Kryeministri ndau në rrjetet sociale intervistën me të përditshmen “La Stampa”. “Për të gjithë ata ndër ju që s’rrinë dot pa lexuar gazeta në këtë gusht fantastik”, shkroi ai.

Duke folur për “La Stampa”, Rama konfirmoi se kjo verë ka qenë përtej pritshmërive.

“Kemi pasur më shumë se +35 % turistë, shifrat e italianëve janë mbresëlënëse dhe janë afër gjysmë milioni. Kur mora detyrën si kryeministër (2013), aeroporti i Tiranës trajtonte maksimumi 350,000 pasagjerë në vit. Tani mbi 6.5 milionë”, u shpreh Rama për “La Stampa”.

/a.r

"Nuk pushojnë kërkesat për intervista", Rama: Mediet italiane nën efektin e magjisë së Shqipërisë turistike!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.