Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Libi mund të arrijë në mijëra

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Libinë lindore mund të arrijë në mijëra, u tha gazetarëve të martën një zyrtar i Federatës

Shtator 12, 2023 - 16:10
 0
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Libi mund të arrijë në mijëra

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Libinë lindore mund të arrijë në mijëra, u tha gazetarëve të martën një zyrtar i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

 

“Numri i të vdekurve është masiv,” tha Tamer Ramadan, kreu i delegacionit të kësaj federate në Libi. Zoti Ramadan tha se agjencia konfirmoi nga burime të pavarura se 10,000 vetë rezultojnë të zhdukur, shkruan VOA.

 

Zyrtarët në Libinë lindore thanë të hënën se rreth 2,000 njerëz besohet të kenë vdekur në qytetin Derna. Zona u godit rëndë nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet nga stuhia mesdhetare Daniel, që shkaktoi çarjen e digave dhe zhdukjen e lagjeve të tëra.

 

Videot në mediat sociale tregonin rrugë të kthyera në lumenj të furishëm në qytetet Derna, Bengazi, Sousse, Al Bayda dhe Al-Marj.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.