Nuredin Dumani “minierë ari” për të huajt, merret në pyetje nga agjentët italianë, ka informacione për ngjarje kriminale jashtë vendit
Killeri me pagesë Nuredin Dumani, i penduari i SPAK, që ka rrëfyer dhe zbardhur dhjetra ngjarje kriminale në Shqipëri po shikohet si nje
Killeri me pagesë Nuredin Dumani, i penduari i SPAK, që ka rrëfyer dhe zbardhur dhjetra ngjarje kriminale në Shqipëri po shikohet si nje “miniere ari” edhe nga hetuesit e huaj.
Ai dyshohet se ka informacion edhe për krime që kanë ndodhur jashtë vendit. Të enjten në SPAK kanë mbërritur agjentë të autoriteteve italiane të cilët e kanë marrë në pyetje në praninë e një përkthyesi.
Sipas informacioneve hetuesit e antimafias e kanë pyetur Nuredin Dumanin për disa episode mes tyre edhe për trafik lëndësh narkotike por edhe vepra të tjera penale.
Burime të tjera bëjnë me dije se interes për të pyetur vrasësin me pagesë për ngjarje të caktuara ku janë përfshirë grupe kriminale shqiptare kanë shfaqur edhe angjenci të tjera ligjzbatuese të vendeve europiane./vizionplus.tv
What's Your Reaction?