Nxënësit bojkotojnë mësimin ne Kllobçisht, nuk pranojnë trasferimin në fshat tjetër

Rreth 80 nxënës të fshatit Kllobçisht në Njësinë Administrative Maqellarë në Dibër kanë braktisur këtë të martë procesin mësimor. Gazetari i Vizion Plus,

Mars 12, 2024 - 11:30
 0
Nxënësit bojkotojnë mësimin ne Kllobçisht, nuk pranojnë trasferimin në fshat tjetër

Rreth 80 nxënës të fshatit Kllobçisht në Njësinë Administrative Maqellarë në Dibër kanë braktisur këtë të martë procesin mësimor.

Gazetari i Vizion Plus, Dritan Kurti raporton se shkak për këtë është bërë një vendim për mbylljen e shkollës në fshatin Kllobçisht dhe transferimin e nxënësve në fshatin Kërçisht.

Prindërit e nxënësve zhvilluan një protestë tek shkolla e fshatit ku deklaruan se refuzojnë këtë lëvizje të femijëve të kërkuar nga Zyra Vendore Arsimore Dibër. Ata shprehen se nuk mund të lejojnë që fëmijët e klasës së parë të transferohen atje përsa kohë shkolla në Kllobçisht ofron të gjitha kushtet për të mësuar si dhe është numri i nevojshëm për ta mbajtur hapur.

Ata i kërkojnë autoriteteve të tërheqin vendimin pasi në të kundërt bojkotimi i mësimit nga fëmijët e tyre do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Prindërit kërkojnë që shkolla të vazhdojë të qëndrojë funksionale për shkak se është fshati që ka numrin me të madh të nxënësve, ndaj dhe ata të Kërçishtit, duhet të vijnë të mësojnë në shkollën e fshatit Kllobçisht./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.