Nxirrnin inerte nga lumi i Bunës, procedohen 5 persona
Policia ka proceduar penalisht përgjegjësin e një kompanie dhe 4 punonjës, të cilët gërryenin ilegalisht në shtratin e lumit të Bunës. Policia njofton
Policia ka proceduar penalisht përgjegjësin e një kompanie dhe 4 punonjës, të cilët gërryenin ilegalisht në shtratin e lumit të Bunës. Policia njofton se ka sekuestruar një ekskavator dhe 3 kamionë të mbushur me inerte.
“Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. K., 35 vjeç, A. S., 60 vjeç, M. D., 34 vjeç, K. S., 47 vjeç dhe B. D., 38 vjeç”, njofton policia.
Për t’i shpëtuar evidentimit nga unifromat blu, inertet nxirreshin dhe transportoheshin gjatë natës.
What's Your Reaction?