“O2 Arena” në Londër vishet kuqezi, por Florian Marku mposhtet me pikë nga Chris Kongo

Shqiptarët mbushën “O2 Arena” në Londër në mbështetje të boksierit Florian Marku, i cili nuk ia doli të mposhtet anglezin Chris Kongo, i cili triumfoi me pikë. 10 raunde ishin thuajse të barabartë, ndërsa një goditje Marku e mori në raundin e tetë, teksa arbitri e ndëshkoi me faull për goditje të kundërshtarit pas koke. […]

Prill 1, 2024 - 08:45
 0
“O2 Arena” në Londër vishet kuqezi, por Florian Marku mposhtet me pikë nga Chris Kongo

Shqiptarët mbushën “O2 Arena” në Londër në mbështetje të boksierit Florian Marku, i cili nuk ia doli të mposhtet anglezin Chris Kongo, i cili triumfoi me pikë.

10 raunde ishin thuajse të barabartë, ndërsa një goditje Marku e mori në raundin e tetë, teksa arbitri e ndëshkoi me faull për goditje të kundërshtarit pas koke. Chris Kongo, i cili ishte më i gjatë se shqiptari, shpesh tentonte të lidhej me Markun për të fituar kohë dhe për të kaluar momentet e tij të vështira.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për titullin interkontinental në IBO, ndërsa humbja ishte e para për Markun, i cili në karrierën e tij koleksionon 13 fitore, një barazim dhe një humbje tashmë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.