OBSH nxjerr listën e baktereve më të rrezikshme

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka publikuar listën e baktereve më të rrezikshme, rezistentë ndaj antibiotikëve. Renditja përfshin 24 patogjenë, të cilët bëjnë

Maj 22, 2024 - 09:35
 0
OBSH nxjerr listën e baktereve më të rrezikshme

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka publikuar listën e baktereve më të rrezikshme, rezistentë ndaj antibiotikëve. Renditja përfshin 24 patogjenë, të cilët bëjnë pjesë në 15 familje të baktereve rezistente ndaj antibiotikëve (AMR). Rezistenca antimikrobike (AMR) ndodh kur bakteret, viruset, kërpudhat dhe parazitët nuk reagojnë më ndaj ilaçeve, duke përkeqësuar sëmundjen dhe duke rritur rrezikun e vdekjes. AMR shkaktohet kryesisht nga përdorimi jo i duhur dhe i tepruar i antimikrobikëve.

OBSH liston ndër bakteret më të rrezikshëm, Acinetobacter, bacilet gram-negative dhe Mycobacterium tuberculosis rezistent ndaj antibiotikut rifampicin. Lista përfshin gjithashtu Enterobacterales dhe Enterobacteria.

Lista e OBSH-së përfshin gjithashtu Neisseria gonorrhoeae dhe Enterococcus faecium, rezistente ndaj antibiotikëve të shumtë. Këto baktere, siç theksohet nga OBSH, kërkojnë vëmendje më të madhe, veçanërisht në popullatat vulnerabël, duke përfshirë popullatën pediatrike dhe të moshuar.

Kjo pasi rezistenca ndaj antibiotikëve rrezikon aftësinë tonë për të trajtuar në mënyrë efektive infeksionet me ndikim të lartë si tuberkulozi, duke shkaktuar sëmundje të rënda dhe rritje të shkallës së vdekshmërisë, nënvizon Jérôme Salomon, zëvendës drejtor i OBSH-së për sëmundjet ngjitëse dhe jo ngjitëse.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.