Oerd Bylykbashi: Pensionet në Shqipëri janë të turpshme

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, u shpreh në Kuvend këtë të enjte se pensionet në Shqipëri janë të turpshme. “Të gjithë ju jeni ndeshur në fushatë elektorale kur keni takuar qytetarët. Keni takuar njerëz, pensionistë… Personalisht më ka ndodhur, kur takova dikë që ankohej për pensionin 150 mijë të vjetra. Ishte një tjetër ngjitur. 150 tha, […]

Shtator 14, 2023 - 11:15
 0
Oerd Bylykbashi: Pensionet në Shqipëri janë të turpshme

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, u shpreh në Kuvend këtë të enjte se pensionet në Shqipëri janë të turpshme.

“Të gjithë ju jeni ndeshur në fushatë elektorale kur keni takuar qytetarët. Keni takuar njerëz, pensionistë… Personalisht më ka ndodhur, kur takova dikë që ankohej për pensionin 150 mijë të vjetra. Ishte një tjetër ngjitur. 150 tha, unë e kam 75 mijë lekë të vjetra. Pra ai ishte gjysmë e atij tjetri. Ne kemi pension minimal, për disa persona e kemi 78 mijë lekë të vjetra. Ky është një turp. Bëni një llogari të thjeshtë sa rrinë këta qytetarë që me atë pension t’u rrijë me dinjitet termi qytetar.

Këta marrin diçka që nuk ka lidhje me dinjitetin e tyre njerëzor, si individ. Kjo republikë angazhohet për dinjitetin e njerëzve të vet. E dimë shumë mirë që minimumi jetik sot është afro 200 mijë lekë të vjetra”, tha Bylykbashi.

Deputeti demokrat tha se opozita ka propozuar një nismë ligjore për minimumin jetik, 200 mijë Lekë, por mazhoranca e refuzon.

“Pse nuk bëjmë përpjekje që dinjitetin e këtyre (pensionistëve) ta ngremë sipër nëse ua ngremë nëpunësve të lartë”, tha Bylykbashi duke marrë si shembull rritjen që propozohet t’u bëhet pagave të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.