Oficerët e policisë në selinë e PD; Berisha refuzon ti takojë: Respektoj vetëm Kushtetutën

Sali Berisha nuk pranoi te takonte oficeret e policise te cilet shkuan ne seline e PD ne mesnate per ti komunikuar akuzat. Ish-kryeministri

Tetor 22, 2023 - 07:40
 0
Oficerët e policisë në selinë e PD; Berisha refuzon ti takojë: Respektoj vetëm Kushtetutën

Sali Berisha nuk pranoi te takonte oficeret e policise te cilet shkuan ne seline e PD ne mesnate per ti komunikuar akuzat.

Ish-kryeministri doli nga selia pak pas largimit te oficereve.

Teksa foli per mediat, Berisha tha se nuk pati asnje kontakt me perfaqesuesit e policise ( zyrtare te krimit ekonomik) .

Fakti qe ne seline e PD kishin ardhur zyrtare te larte nga krimi ekonomik, dhe jo nga Prokuroria, tha Berisha, tregon se Rama eshte ne panik.

DEKLARATA E BERISHES

“Kushtetuta është Kushtetutë. Siç ua sqaroi Bylykbashi, ky ishte një akt i turpshëm i Edi Ramës i cili i urdhëron si mercenarë të shkelmojnë Kushtetutën. Ka një nen, neni 73 pika 2, që qartëson në mënyrë të kristaltë çdo veprim, pra deputetit nuk mund ti kufizohet liria në asnjë lloj forme pa vendim të parlamentit.

Pyetje: Besoni se PS nuk do e marrë ketë vendim, nëse do të hyni në këtë procedurë.

Sali Berisha: Në vitin 2012, unë kam dërguar ligjin që të mos ekzistojnë asnjë nga këto dhe kundërshtari më i egër i këtij ligji ishte Edi Rama. Por ai tani në panik të tmerrshëm, ka panik se ai e di që lëvizja dhe beteja është pa kthim, kishte dërguar, oficerë të lartë jo nga prokuroria, por drejtori i krimit ekonomik etj., që nuk mund të vinin kurrë, por të shndërruar në mercenarë mund të bëjnë çfarë u urdhërojnë. Unë nuk i takova.

Pyetje: Nuk patët asnjë takim personalisht.

Sali Berisha: Jo nuk pata asnjë takim personalisht sepse unë do të respektoj kushtetutën, e cila prevalon. Ky ishte turpi i Edi Ramës.

Pyetje: Nuk pranuat vendimin që ata kishin ardhur të sjellin.

Sali Berisha: Unë ata nuk i takova fare sepse unë nuk mund të pranoj shkelmim të kushtetutës se do Edi Rama, nuk mund të pranoj. Po ti takoja, do i thoja çojani Edi Ramës ta ziejë çaj.

Mos i ngatërrojmë gjërat, ajo që nisi ditën e enjte është pa kthim. Edi Rama përpiqet ti mpleksë, por me dështim. Besoj se u përgjigja.”

Kujtojme qe oficerët e policisë shkuan për t’i komunikuar Berishes masën e sigurisë detyrim paraqitje nga GJKKO për aferën e ish kompleksit Partizani. Po ashtu atij i eshte ndaluar levizja jashte vendit, ndersa dhenderri Arber Malltezi u arrestua.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.