Oficerët e Policisë së Shteti i komunikojnë Berishës vendimin e GJKKO-së

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi sot kërkesën e SPAK për masën shtrënguese arrest shtëpie ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ndërkohë rreth orës 14:50, oficerë të Policisë së Shteti i kanë komunikuar Berishës vendimin e GJKKO-së. Pak pas mbërritjes së tyre pranë banesës së Berishës, ka mbërritur një prej avokatëve të Berishës. […]

Dhjetor 30, 2023 - 14:56
 0
Oficerët e Policisë së Shteti i komunikojnë Berishës vendimin e GJKKO-së

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi sot kërkesën e SPAK për masën shtrënguese arrest shtëpie ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndërkohë rreth orës 14:50, oficerë të Policisë së Shteti i kanë komunikuar Berishës vendimin e GJKKO-së. Pak pas mbërritjes së tyre pranë banesës së Berishës, ka mbërritur një prej avokatëve të Berishës.

Por si do të aplikohet kjo masë? Gazetarja Anila Hoxha raporton se arresti i shtëpisë do të mbikëqyret nga SPAK dhe shërbimet gjyqësore që do të thotë: SPAK u lë detyrë policëve  ( që ngarkon një apo dy të tillë) të trokasin çdo ditë në derën e Berishës dhe verifikojnë nëse është aty apo jo.

Orën e vendosin vetë ata; pra nuk rri polici tek dera por e realizon mbikëqyrjen në këtë formë. Efektivi mban shënim nëse Berisha është në shtëpi dhe largohet.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.