Ofronin shërbime kardiologjike në klinikën e paregjistruar, procedohen mjeku dhe infermieri në Elbasan

Dy persona janë proceduar penalisht në Elbasan, pasi ofronin shërbime kardiologjike në një klinikë private të paregjistruar, Si rezultat i kontrolleve në subjekte

Shkurt 23, 2024 - 14:29
 0
Ofronin shërbime kardiologjike në klinikën e paregjistruar, procedohen mjeku dhe infermieri në Elbasan

Dy persona janë proceduar penalisht në Elbasan, pasi ofronin shërbime kardiologjike në një klinikë private të paregjistruar,

Si rezultat i kontrolleve në subjekte ekonomike, me qëllim goditjen e informalitetit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan zbuluan se në lagjen “Haxhias”, ofroheshin shërbime mjekësore në një klinikë private të paregjistruar në organet kompetente.

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për mjekun dhe infermierin e klinikës, përkatësisht shtetasit A. Ç., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe E. B., 37 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.