OKB: Katër në pesë banorë të Gazës janë larguar nga shtëpitë e tyre

Katër në pesë persona kanë braktisur banesat e tyre dhe janë zhvensdosur nga Rripi i Gazës, si e vetmja mënyrë për t’iu mbijetuar

Dhjetor 3, 2023 - 13:59
 0
OKB: Katër në pesë banorë të Gazës janë larguar nga shtëpitë e tyre

Katër në pesë persona kanë braktisur banesat e tyre dhe janë zhvensdosur nga Rripi i Gazës, si e vetmja mënyrë për t’iu mbijetuar sulmeve të Izraelit. Këto janë gjetjet më të fundit të Organizatës të Kombeve të Bashkuara, ku në përditësimin më të fundit theksohet se rreth 1.8 milionë njerëz mendohet të jenë të zhvendosur brenda vendit, nga 2.2 milionë që jetojnë në Gaza.

 

Megjithatë, OKB thotë se sigurimi i të dhënave sa më reale është sfiduese, pasi mbetet e vështirë të gjurmosh ata që kanë ikur dhe të japin informacion për ata që u kthyen në shtëpi gjatë armëpushimit të përkohshëm.

 

Në fillim të luftës, Izraeli u tha palestinezëve të lëviznin në jug, gjë e cila shkaktoi me qindra mijëra të zhvendosur. Që nga përfundimi i armëpushimit të premten, Izraeli u ka thënë gjithashtu njerëzve në zonat lindore të Khan Younis që të evakuohen më tej në jug.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.