OKB: Nga fillimi i luftës, situata e të drejtave të njeriut në Rusi është përkeqësuar ndjeshëm

Situata e të drejtave të njeriut në Rusi është “përkeqësuar ndjeshëm” që kur Moska filloi një pushtim të plotë të Ukrainës vitin e kaluar. Raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për situatën e të drejtave në vend, Mariana Katzarova, e denoncoi këtë në raportin e saj të parë për këtë temë. Ekspertja e OKB-së gjeti […]

Shtator 18, 2023 - 15:51
 0
OKB: Nga fillimi i luftës, situata e të drejtave të njeriut në Rusi është përkeqësuar ndjeshëm

Situata e të drejtave të njeriut në Rusi është “përkeqësuar ndjeshëm” që kur Moska filloi një pushtim të plotë të Ukrainës vitin e kaluar.

Raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për situatën e të drejtave në vend, Mariana Katzarova, e denoncoi këtë në raportin e saj të parë për këtë temë.

Ekspertja e OKB-së gjeti një “shtypje sistematike” të shoqërisë civile.

“Situata e të drejtave të njeriut në Federatën Ruse është përkeqësuar ndjeshëm që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt 2022”, tha ajo.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.