Olaf Scholz mbërrin në Chongqing në vizitën e tij të dytë zyrtare në Kinë
Të dielën,kancelari gjerman Olaf Scholz arriti në qytetin Chongqing për vizitën e tij zyrtare 3-ditore në Kinë. Kjo është hera e dytë që Olaf Scholz vjen në Kinë që nga zgjedhja e tij si kancelar gjerman. Ai është gjithashtu lideri i parë i vendeve kryesore perëndimore që viziton Kinën në 2024-ën Në fillim të turneut […]
Të dielën,kancelari gjerman Olaf Scholz arriti në qytetin Chongqing për vizitën e tij zyrtare 3-ditore në Kinë. Kjo është hera e dytë që Olaf Scholz vjen në Kinë që nga zgjedhja e tij si kancelar gjerman. Ai është gjithashtu lideri i parë i vendeve kryesore perëndimore që viziton Kinën në 2024-ën Në fillim të turneut të tij , vizitoi në Chongqing një ndërmarrje me investime të përbashkëta kino-gjermane dhe një projekt bashkëpunimi kërkimor e shkencor mbi monitorimin e ujit.
Në Kompaninë e Energjisë së Hidrogjenit “Bosch” (Chongqing) me investime të përbashkëta, Olaf Scholz mësoi për energjinë e hidrogjenit dhe qelizat e karburantit dhe shikoi montimin e moduleve të qelizave të karburantit me hidrogjen.
Kancelari Scholz tha se përparimi teknologjik i kompanisë dhe shpejtësia e ndërtimit të fabrikës janë të kënaqshme.
Ai u shoqërua në këtë vizitë nga përfaqësues të lartë të një sërë kompanish të njohura gjermane, si “Siemens”, “Bayer”, “Mercedes-Benz”, “BMW” e “Zeiss”.
Tani më shumë se 5000 kompani gjermane po operojnë në Kinë dhe Kina ka qenë partnerja më e madhe tregtare e Gjermanisë për shumë vjet
Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz u shpreh se bashkëpunimi midis sipërmarrjeve gjermane e kineze në fushën e teknologjisë së hidrogjenit i ka lënë përshtypje të thellë. Gjermania është e gatshme të vazhdojë thellimin e shkëmbimeve miqësore me Kinën për ta ngritur bashkëpunimin dypalësh në një nivel të ri.
What's Your Reaction?