Olldashi refuzon kërkesën e Berishës, mbetet në fuqi masa ndaj ish-kryeministrit

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masën e vendosur ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha. Ky i fundit kërkoi heqjen e masës së vendosur

Nëntor 24, 2023 - 14:49
 0
Olldashi refuzon kërkesën e Berishës, mbetet në fuqi masa ndaj ish-kryeministrit

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masën e vendosur ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha. Ky i fundit kërkoi heqjen e masës së vendosur nga Gjykata e Posaçme, e cila i ka caktuar masën detyrim paraqitje dhe moslejim largimi nga vendi. Vendimi u artikulua nga gjyqtarja, Iliriana Olldashi, për të cilën SPAK kërkoi përjashtim nga shqyrtimi i kësaj çështjeje pasi argumentoi se ka konflikt interesi.

 

Më herët, Olldashi rrëzoi edhe kërkesën e dhëndrit të ish-kryeministrit, i cili kërkoi heqjen e sekuestros për 25 pasuritë e sekuestruara. Jamambër Malltezi dhe Berisha janë në hetim lidhur me aferën e privatëzimit të ish-kompleksit “Partizani”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.