Olta Gixhari konfirmon në emision shtatzëninë: Jam në pritje të ëmbël…
Aktorja e njohur, Olta Gixhari, në finalen e spektaklit televiziv “DWTS” ka konfirmuar lajmin e ëmbël. E veshur me një fustan të kuq, artistja i ka dhënë fund diskrecionit të shtatzënisë së saj, duke theksuar se është në pritje të ëmbël. Ngacmimit të moderatores së spektaklit nëse ishte vajzë apo djalë, Olta i është përgjigjur duke thënë […]
Aktorja e njohur, Olta Gixhari, në finalen e spektaklit televiziv “DWTS” ka konfirmuar lajmin e ëmbël. E veshur me një fustan të kuq, artistja i ka dhënë fund diskrecionit të shtatzënisë së saj, duke theksuar se është në pritje të ëmbël.
Ngacmimit të moderatores së spektaklit nëse ishte vajzë apo djalë, Olta i është përgjigjur duke thënë se ende nuk e ka zbuluar gjininë e foshnjes, por është e lumtur që është shëndoshë e mirë.
Bora: Shihni sa e bukur që është. Tani më thoni kush ja jep këtë lloj bukurie kësaj gruaje?
Olta: Jam në pritje të ëmbël. Është folur shumë për këtë, por ku ka më mirë sesa tani dhe sot ta thuash këtë dhe të kesh një kujtim të bukur.
Bora: A duhet të marrë ndonjë nga këto tullumbacat rozë apo jo?
Olta: Unë nuk e di. Do të doja shumë që të ishte rozë, por nuk e di akoma. Kam vendosur të mos ta zbuloj ende gjininë. E rëndësishme është që bebi është i shëndetshëm.
What's Your Reaction?