Onana: Ndjesë! Unë fajtori pse nuk fituam me Bayernin

Sërish gafë e Andre Onanës. Portieri kamerunas, nuk po i jep aspak siguri Manchester United mes shtyllave. Skuadra e Erik ten Hag humbi 4-3 përballë Bayern Munchën në Champions League. Ndeshja që u zhbllokua nga goli i Leroy Sane pas gjysmë ore lojë. Me Onanan që ndihmoi bavarezët të kalonin në avantazh. 27-vjeçari reagoi pas […]

Shtator 21, 2023 - 13:35
 0
Onana: Ndjesë! Unë fajtori pse nuk fituam me Bayernin

Sërish gafë e Andre Onanës. Portieri kamerunas, nuk po i jep aspak siguri Manchester United mes shtyllave. Skuadra e Erik ten Hag humbi 4-3 përballë Bayern Munchën në Champions League.

Ndeshja që u zhbllokua nga goli i Leroy Sane pas gjysmë ore lojë.

Me Onanan që ndihmoi bavarezët të kalonin në avantazh. 27-vjeçari reagoi pas humbjes në Gjermani, duke marrë përsipër përgjegjësitë mbi supe.

“E vështirë të flasësh, por kjo është jeta e portierit. E nisëm shumë mirë ndeshjen, por pas gabimit tim e humbëm kontrollin.

Është një situatë e vështirë për ne.

Veçanërisht për mua sepse zhgënjeva skuadrën. Më vjen keq, pasi ishim mirë me topin dhe nuk lejuam Bayernin të krijonte raste. Por, në gjuajtjen e tyre të parë unë gabova.

Ishte moment vendimtar, të cilin e vuajti edhe skuadra. Nëse nuk ia dolëm të fitonim kundër Bayernit, unë jam shkaku. Duhet të mësoj nga kjo gafë dhe të bëhem më i fortë”, u shpreh Onana.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.