“One Albania” nën “kthetrat” e hakerëve, cënohen të dhënat e shqiptarëve

Grupi i hakerave iranianë, i ashtuquajturi “Homeland Justice”, kanë njoftuar në profilin e tyre në Telegram se kanë sulmuar kompaninë “One Albania” dhe kanë fshirë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura. Hakerët kanë paralajmëruar se të dhënat e rëndësishme […]

Dhjetor 25, 2023 - 13:07
 0
“One Albania” nën “kthetrat” e hakerëve, cënohen të dhënat e shqiptarëve

Grupi i hakerave iranianë, i ashtuquajturi “Homeland Justice”, kanë njoftuar në profilin e tyre në Telegram se kanë sulmuar kompaninë “One Albania” dhe kanë fshirë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura.

Hakerët kanë paralajmëruar se të dhënat e rëndësishme që kanë siguruar do të publikohen së shpejti duke cënuar privatësinë e abonentëve të kësaj kompanie.

“Tashmë kemi vërtetuar se kthetrat e shqiponjës janë aty ku i përket harabeli”- shkruajnë hakerët.

Hakerët e Homeland Justice kanë vërtetuar edhe njëherë sesa e lehtë është të vidhen të dhënat e shqiptarëve.

“Misioni ka filluar (DDMC)

Albanian Mobile Communications (AMC) u hakerua nga Drejtësia e Atdheut. Injorimi i “paralajmërimeve tona humanitare” u kushtoi gjithë këtë politikanëve tuaj të korruptuar. Por mos u mashtroni. Kjo do të vazhdojë derisa ta pastrojmë plotësisht vendin nga terroristët.

Në këtë operacion, të marra së bashku, u fshinë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura, dhe të dhënat e rëndësishme do të publikohen së shpejti.

Ne kemi dashur vetëm të përcjellim një mesazh. Shpresojmë se ka funksionuar!

“Tashmë kemi vërtetuar se kthetrat e shqiponjës janë aty ku i përket harabeli”.”– shkruajnë hakerët në mesazhin e tyre.

Kompania celulare ONE Albania ka shkaktuar jo pak herë zemërim dhe revoltë tek abonetët e saj për shkak të problematikave të ndryshe që hasin duke nisur nga ofertat dhe rimbushjet, për të cilat nuk gjejnë as zgjidhje të shumtat e rasteve.

Pak kohë më parë edhe deputeti i PS-së në Qarkun e Shkodrës, Frrok Gjini, gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ekonomisë, ka ngritur shqetësimin se kompania “One Albania” u ka bllokuar celularët dhe politikanëve. Më tej, ai shtoi se qytetarët po vidhen nga kjo kompani celualre dhe këtë sipas tij mund ta konstatojë vetë çdo deputet duke shkuar në dyqanet celulare. Ai ka kërkuar marrjen e masave ndaj kompanisë “One Albania”. Sipas tij, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike (AKEP) duhet të dalë para komisionit dhe të japë shpjegime.

Në një tjetër mesazh, hakerët kanë dërguar edhe video ku tregojnë si ka rënë sistemi i kompanisë celulare pas sulmit të tyre ku kanë vjedhur dhe të dhënat e mijëra abonentëve shqiptarë.

“Lejohet qasja në Terror-Telecom

MyOneAL, mbështetësi dhe ofruesi i fermës së trolleve të MEK dhe ekipeve të sabotimit kibernetik duhet të kishte mësuar më herët. Megjithatë, më mirë vonë se kurrë!”– shkruajnë ata.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.