Operacion ‘blic’ nga RENEA/ 1852 policë arrestojnë 25 persona, sekuestrohen armë dhe kokainë

“Sundimi i ligjit” është “pagëzuar” operacioni policor që prangosi 25 persona. Policia njofton se ka zhvilluar një operacion për kapjen e shtetasve të

Nëntor 10, 2023 - 13:01
 0
Operacion ‘blic’ nga RENEA/ 1852 policë arrestojnë 25 persona, sekuestrohen armë dhe kokainë

“Sundimi i ligjit” është “pagëzuar” operacioni policor që prangosi 25 persona. Policia njofton se ka zhvilluar një operacion për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesë armë, municion ose drogë.

 

Si pasojë janë arrestuar 19 persona të shpallur në kërkim kombëtar dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si pasojë e kontrolleve janë arrestuar në flagrancë 5 persona, për armë e drogë.

 

Gjatë operacionit janë sekuestruar 9 armë, zjarri, sportive e gjahu, një mjet prerës dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak. Gjithashtu është sekuestruar lëndë narkotike e llojit kokainë si dhe shuma të ndryshme parash.

 

Operacioni është shtrirë në Dibër, Durrës, Fier, etj.

 

Në Dibër është kapur një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, i akuzuar për vrasje dhe për grabitje me armë.

 

Materialet procedurale për secilin rast i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme hetimore.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.