Operacionet policore në vend 24 orët e fundit, Balla: Janë vendosur para ligjit 20 persona dhe janë sekuestruar…

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionet e policisë në 8 qytete të vendit në 24 orët e fundit. Balla shprehet se Policia e Shtetit ka rritur forcën goditëse kundër armëmbajtjes pa leje, shpërndarjes së lëndëve narkotike, për gjetjen dhe ndalimin e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar dhe për zbardhjen […]

Prill 25, 2024 - 18:55
 0
Operacionet policore në vend 24 orët e fundit, Balla: Janë vendosur para ligjit 20 persona dhe janë sekuestruar…

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionet e policisë në 8 qytete të vendit në 24 orët e fundit.

Balla shprehet se Policia e Shtetit ka rritur forcën goditëse kundër armëmbajtjes pa leje, shpërndarjes së lëndëve narkotike, për gjetjen dhe ndalimin e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar dhe për zbardhjen e vjedhjes se automjeteve me qëllim përdorimin për ngjarje kriminale.

Gjatë operacioneve të fundit, bëhet me dije se janë vëndosur para ligjit 20 persona dhe janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, automjete të vjedhura dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Policia e Shtetit ka rritur forcën goditëse kundër armëmbajtjes pa leje, shpërndarjes së lëndëve narkotike, për gjetjen dhe ndalimin e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar dhe për zbardhjen e vjedhjes se automjeteve me qëllim përdorimin për ngjarje kriminale.

Përgëzime Policisë së Shtetit në Korçë, Dibër, Elbasan, Durrës, Vlorë, Tiranë, Hani i Hotit dhe Vau i Dejës, për operacionet dhe reagimet profesionale gjatë 24 orëve të fundit, duke vëndosur para ligjit 20 persona dhe duke sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, automjete të vjedhura dhe sende të tjera të kundraligjshme./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.