Operacioni antidrogë në Elbasan/ Në pranga një efektiv policie, 7 të arrestuar dhe 5 në kërkim

Mes të arrestuarve nga hetimet e operacionet antidrogë, të zhvilluar në disa qytete të vendit, është edhe efektivi i policisë, Saimir Hysa. Ky

Shtator 14, 2023 - 09:15
 0
Operacioni antidrogë në Elbasan/ Në pranga një efektiv policie, 7 të arrestuar dhe 5 në kërkim

Mes të arrestuarve nga hetimet e operacionet antidrogë, të zhvilluar në disa qytete të vendit, është edhe efektivi i policisë, Saimir Hysa. Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit.

 

Të paktën 7 persona të arrestuar dhe 5 persona janë shpallur në kërkim nga blutë e Elbasani.

 

Në pranga kanë rënë Glidi Ballolli, Frencesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Saimir Rexhepi e Stiven Faqolli.

 

Të ndaluarit janë nën akuzë për drogë, armë pa leje e trafik lende narkotike. Policia ka sekuestruar doza të shumta lënde narkotike kanabis, tre armë zjarri, armë të ftohte dhe peshore.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.