Operacioni “Flakë në det”, gjykata lë në burg 3 të arrestuarit

Gjykata ka lënë në burg 3 personat e arrestuar të martën në mbrëmje për operacionin “Flakë në det”. Ata akuzohen për trafik droge

Maj 2, 2024 - 13:50
 0
Operacioni “Flakë në det”, gjykata lë në burg 3 të arrestuarit

Gjykata ka lënë në burg 3 personat e arrestuar të martën në mbrëmje për operacionin “Flakë në det”.

Ata akuzohen për trafik droge në mes të detit, moment kur do bëhej shkëmbimi i kanabisit me kokainë e heroinë.

Bëhet fjalë për shtetasit Alket Deda, Ksenofon Bodo dhe Selami Lushkaj.

Gjatë seancës të akuzuarit si një pjesë e grupit të strukturuar kriminal nuk kanë pranuar të japin deklarime dhe se do të flasin në një moment të dytë. Avokatët kërkuan masa më të buta sigurie duke pretenduar se nuk ka prova të mjaftueshme për të ngritur akuzën. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.