Operacioni i Europol dhe autoriteteve spanjolle, zbulohen emrat e disa prej shqiptarëve të arrestuar për trafik droge e pastrim parash

Zbulohen emrat e tre prej shqiptarëve të arrestuar në Spanjë gjatë një aksioni të Europol për goditjen e një organizate kriminale që merrej me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Sipas autoriteteve spanjolle, dy shqiptarë ishin në krye të organizatës kriminale, të cilët bashkëpunonin me mafiozë kinezë duke pastruar shuma të mëdha parash. Mendohet […]

Shtator 21, 2023 - 20:15
 0
Operacioni i Europol dhe autoriteteve spanjolle, zbulohen emrat e disa prej shqiptarëve të arrestuar për trafik droge e pastrim parash

Zbulohen emrat e tre prej shqiptarëve të arrestuar në Spanjë gjatë një aksioni të Europol për goditjen e një organizate kriminale që merrej me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.

Sipas autoriteteve spanjolle, dy shqiptarë ishin në krye të organizatës kriminale, të cilët bashkëpunonin me mafiozë kinezë duke pastruar shuma të mëdha parash.

Mendohet që shqiptarët kanë pastruar rreth 65 milionë euro të grupeve kriminale, të cilat u transferoheshin nga kinezët përmes sistemit “hawala”.

Tre prej shqiptarëve të arrestuar janë Alketa Fejzulla, Adrian Xhafaj Fejzulla dhe Nexhmedin Danaj.

Në total gjatë operacionit janë arrestuar 27 persona, si dhe janë sekuestruar 615,000 euro “cash” dhe më shumë se 400,000 euro në ora, aksesorë dhe makina luksoze.

Tre arrestimet e para u kryen në një shtëpi në Madrid, ku agjentët gjetën edhe 65 kilogram kanabis.

Shtatë arrestime u kryen në Madrid, i njëjti numër në Malaga, gjashtë në Barcelonë, dy në Sevilje dhe nga një në Alicante dhe Valencia.

Kreu shqiptar i arrestuar akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje si dhe marrjen peng e një prej “hawala”-ve, person që dorëzon paratë përmes sistemit jo-bankar pasi sigurohet se personi që do i marrë ka dhënë kodin përkatës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.