Operacioni “Metamorfoza”/ Arrestohet një oficere e drejtorisë së kufirit (EMRI)

Jonida Babameta është oficerja e drejtorisë së kufirit që është vënë në prangat e policisë mbrëmjen e sotme, pas urdhrit të lëshuar nga

Nëntor 20, 2023 - 21:57
 0
Operacioni “Metamorfoza”/ Arrestohet një oficere e drejtorisë së kufirit (EMRI)

Jonida Babameta është oficerja e drejtorisë së kufirit që është vënë në prangat e policisë mbrëmjen e sotme, pas urdhrit të lëshuar nga SPAK.

 

SPAK ka arrestuar shefin e Krimeve të Komisariatit numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni.

 

SPAK po zhvillon një aksion, ku ka lëshuar 11 urdhër-arreste të cilët akuzohen për disa akuza nga pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit.

 

Mësohet se mes të arrestuarve janë edhe 7 efektivë policie. Nga informacionet paraprake dyshohet se ky operacion është faza e dytë e operacionit Metamorfoza, i cili më parë ka zbardhur një sërë ngjarjesh kriminale ku u vunë në pranga disa efektivë policisë, biznesmenë, si dhe drejtues të policisë së shtetit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.