Operacioni ndërkombëtar kundër drogës/ SPAK sekuestron mbi 200 llogari bankare dhe 30 biznese

Katër grupe kriminale që trafikonin lëndë narkotike në disa shtete europiane, u goditën në operacionin e koduar “Operacione Muratore” të realizuar nga SPAK në bashkëpunim me Prokurorinë e Firences dhe Kordinim me EUROJUST. Në operacionin e Interpol, Europol, Eurojust, u lëshuan 83 urdhër arreste në Itali, Shqipëri, Spanjë, Gjermani dhe Holandë. Në një dalje për […]

Shkurt 5, 2024 - 13:49
 0
Operacioni ndërkombëtar kundër drogës/ SPAK sekuestron mbi 200 llogari bankare dhe 30 biznese

Katër grupe kriminale që trafikonin lëndë narkotike në disa shtete europiane, u goditën në operacionin e koduar “Operacione Muratore” të realizuar nga SPAK në bashkëpunim me Prokurorinë e Firences dhe Kordinim me EUROJUST.

Në operacionin e Interpol, Europol, Eurojust, u lëshuan 83 urdhër arreste në Itali, Shqipëri, Spanjë, Gjermani dhe Holandë.

Në një dalje për mediat, prokurori Vladimir Mara shpjegoi se në vendin tonë janë sekuestruar mbi 200 llogari bankare të personave të përfshirë dhe 30 shoqëri tregtare.

“Tashmë është e qartë që krimi i organizuar ka kaluar çdo lloj kufiri. Operacioni i sotëm tregon se pa një bashkëpunim, nuk mund të luftohet korrupsioni. Ishte një hetim i kryer nga Prokuroria e Firences dhe SPAK.

Grupe kriminale që kishin shtrirë aktivitetin e tyre në të gjithë Europën, duke shpërndarë sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike. Janë sekuestruar në Shqipëri mbi 200 llogari bankare të personave të përfshirë dhe 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri të paluajtshme dhe pasuri të tjera. Të gjithë trafikantë të lëndëve narkotike drejt vendeve të BE”.

 

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.