Operacioni/ Sekuestrohet arsenal armësh në Kapshticë, një i arrestuar

Policia në pikën kufitare të Kapshticës ka sekuestruar një arsenal armësh. Burime të konfirmuara bëjnë me dije se pasditen sotme në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është arrestuar një person në mjetin e të cilit janë gjetur 3 automatikë dhe një pistoletë, armatim i cili mësohet se do të kalonte drejt vendit fqinj por […]

Tetor 6, 2023 - 16:25
 0
Operacioni/ Sekuestrohet arsenal armësh në Kapshticë, një i arrestuar

Policia në pikën kufitare të Kapshticës ka sekuestruar një arsenal armësh.

Burime të konfirmuara bëjnë me dije se pasditen sotme në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është arrestuar një person në mjetin e të cilit janë gjetur 3 automatikë dhe një pistoletë, armatim i cili mësohet se do të kalonte drejt vendit fqinj por është zbuluar pa kaluar kufirin grek.

E gjithë kjo duket se ka ardhur nga burimet e policisë në rrugë operative e cila ka pasur informacione edhe për raste të tjera të kalimit të paligjshëm të armëve.

Operacioni vijon për të identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.