Operacioni “Shpirti”/ Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin për ish-truprojën e Tahirit, akuzat për trafik droge e grup kriminal

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për dënimin me 8 vite e 8 muaj burg për Hekuran

Shtator 26, 2023 - 10:35
 0
Operacioni “Shpirti”/ Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin për ish-truprojën e Tahirit, akuzat për trafik droge e grup kriminal

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për dënimin me 8 vite e 8 muaj burg për Hekuran Markun. Ai u vu në pranga në kuadër të operacionit “Shpirti”, ndërsa njihet si ish-truproja e Saimir Tahirit.

 

Hekuran Marku akuzohet për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Gjykata e Posaçme i caktoi dënimin me 13 vjet heqje lirie, por në përfitim të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë në qëli vetëm 8.8 vite.

 

Ai u ndalua në shtetin gjerman pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme. Si pasojë e operacionit “Shpirti” janë vendosur në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës. Mes tyre edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.