Operacioni “Tempulli”/ Arrestohen 10 persona në Vlorë, mes tyre vëllai i të dënuarit me burg përjetë

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia e Vlorës kanë vijuar mbrëmjen e sotme aksionin në kuadër të operacionit “Tempulli”. Mësohet se tanimë në pranga kanë përfunduar 10 persona, një prej të cilëve është Santiljano Basho. Sipas gazetarit Enrik Mehmeti ai është identifikuar nga policia e Vlorës, por është pikasur nga efektivët civilë. Po ashtu […]

Shtator 18, 2023 - 07:59
 0
Operacioni “Tempulli”/ Arrestohen 10 persona në Vlorë, mes tyre vëllai i të dënuarit me burg përjetë

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia e Vlorës kanë vijuar mbrëmjen e sotme aksionin në kuadër të operacionit “Tempulli”.

Mësohet se tanimë në pranga kanë përfunduar 10 persona, një prej të cilëve është Santiljano Basho. Sipas gazetarit Enrik Mehmeti ai është identifikuar nga policia e Vlorës, por është pikasur nga efektivët civilë. Po ashtu raportohet se është gjetur një çantë me sasi parash dhe dy pistoleta.

Ata kanë qëndruar pranë tij si civil teksa kanë ndërhyrë për ta neutralizuar. Burimet e policisë konfirmojnë se i ka kundërshtuar fizikisht.

Basho është vëllai i një prej personave problematikë të njohur të Selenicës, Tesi Basho, i akuzuar për një sërë krimesh në Itali dhe Shqipëri. Tesi Basho është dënuar me burg përjetë edhe në Itali për drogë, armë dhe falsifikime.

Sakaq, mësohet se operacioni policor vijon dhe se FNSH po kryen kontrolle në Vlorë, Selenicë por edhe në disa fshatra përgjatë Lumit të Vlorës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.