Opozita në Beograd proteston, kërkohet anulimi i zgjedhjeve dhe mbajtja e votimeve të reja brenda 6 muajve

Mijëra protestues dolën sërish në qendër të Beogradit  për të kërkuar anulimin e zgjedhjeve  të 17 dhjetorit. Tubimi u thirr nga iniciativa civile

Dhjetor 30, 2023 - 14:49
 0
Opozita në Beograd proteston, kërkohet anulimi i zgjedhjeve dhe mbajtja e votimeve të reja brenda 6 muajve

Mijëra protestues dolën sërish në qendër të Beogradit  për të kërkuar anulimin e zgjedhjeve  të 17 dhjetorit. Tubimi u thirr nga iniciativa civile joformale, ProGlas, e nisur nga figura të njohura publike.

Organizatorët  deklaruan  se  kërkesa e tyre është mbajtja e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale brenda gjashtë muajve .Sipas tyre është tradhtuar vullneti elektoral i qytetarëve

Deputetja Marinika Tepic e cila hyri në grevë për disa  ditë beri thirrje  për anulimin e zgjedhjeve dhe më pas u shoqërua për në spital.

Në Serbi janë mbajtur një varg protestash pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, të nxitura nga akuzat për vjedhje elektorale nga Partia Progresive Serbe në pushtet, e cila shpalli fitoren në të gjitha nivelet.

Ndërkohë më herët Komisioni zgjedhor e hodhi poshtë kërkesën e koalicionit “Serbia kundër dhunës” për anulimin e zgjedhjeve./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.