Orban ka një kërkesë për Trump: Kthehuni dhe na sillni paqen zoti President

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i dha mbështetjen e tij përpjekjes së aleatit të vjetër Donald Trump për t’u rikthyer në Shtëpinë e

Mars 10, 2024 - 13:55
 0
Orban ka një kërkesë për Trump: Kthehuni dhe na sillni paqen zoti President

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i dha mbështetjen e tij përpjekjes së aleatit të vjetër Donald Trump për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, pas takimit me ish-presidentin amerikan në Florida.

Të dy diskutuan “një gamë të gjerë çështjesh që prekin Hungarinë dhe Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë rëndësinë kryesore të kufijve të fortë dhe të sigurt për të mbrojtur sovranitetin e çdo kombi”, sipas një deklarate nga ekipi i fushatës se Trump.

Orban deklaroi se vetëm kthimi i kandidatit republikan Trump në Shtëpinë e Bardhë mund të sjellë paqe në Ukrainë.

“Ne kemi nevojë për liderë në botë që respektohen dhe mund të sjellin paqe. Ai është një prej tyre! Kthehuni dhe na sillni paqen, zoti President!”, tha Orban në një postim në rrjetin social X pas takimit.

Orban, i admiruar nga shumë konservatorë në Shtetet e Bashkuara për politikat e tij të ashpra mbi emigracionin dhe qëndrimin e zëshëm mbi sovranitetin kombëtar, tha përmes një video në faqen e tij në Facebook se nën presidencën e Trumpit 2017-2021 kishte paqe në Lindjen e Mesme. dhe gjithashtu ne Ukrainë.

“Viktori është një udhëheqës i madh, i respektuar në të gjithë botën”, tha Trump të shtunën në një postim në platformën e tij të mesazheve “Truth Social”, duke thënë se ishte një nder të mirëpriste kryeministrin Orban.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.