Orban kundër Ukrainës në BE: S’ka negociata me një vend që është në luftë

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha sot, të premten, se “çështjet shumë të vështira” duhet të marrin përgjigje përpara se Bashkimi Europian të fillojë bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës. Vendet e BE-së do të vendosin në dhjetor nëse do të lejojnë Ukrainën të fillojë negociatat e pranimit, të cilat do të kërkonin mbështetjen unanime të të [...]Read More...

Shtator 29, 2023 - 11:30
 0
Orban kundër Ukrainës në BE: S’ka negociata me një vend që është në luftë

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha sot, të premten, se “çështjet shumë të vështira” duhet të marrin përgjigje përpara se Bashkimi Europian të fillojë bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës.

Vendet e BE-së do të vendosin në dhjetor nëse do të lejojnë Ukrainën të fillojë negociatat e pranimit, të cilat do të kërkonin mbështetjen unanime të të 27 anëtarëve.

Diplomatët kanë thënë se Hungaria mund të jetë një pengesë.

“Ne nuk mund ta shmangim pyetjen, kur gjatë vjeshtës të fillojmë negociatat në Bruksel për të ardhmen e Ukrainës nëse mund të shqyrtojmë seriozisht mundësinë e bashkimit me një vend dhe të fillojmë bisedimet e anëtarësimit të një vendi që është në luftë”, tha Orban.

“Ne nuk e dimë sa i madh është territori i këtij vendi, pasi lufta vazhdon ende, nuk e dimë se sa është popullsia e tij, pasi po largohet, duke pranuar një vend në BE pa i ditur parametrat e tij, kjo do të ishte e paprecedentë”.

“Pra, unë mendoj se ne duhet t’u përgjigjemi pyetjeve shumë të vështira derisa të vendosim në të vërtetë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimi,”  tha ai.

/abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.