“Ore po lekët ku vajtën?!”/ Hoxha komenton dënimet për inceneratorët: Peshku i madh na doli…

Artan Hoxha ka folur për dënimet që ka dhënë gjykata për aferën e inceneratorëve, ku ditën e sotme u dënua Lefter Koka dhe një numër zyrtarësh, por u shpall i pafajshëm, ish deputeti Alqi Bllako. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha deklaroi se drejtësia nuk e zbardhi skemën e grabitjes dhe […]

Tetor 5, 2023 - 22:10
 0
“Ore po lekët ku vajtën?!”/ Hoxha komenton dënimet për inceneratorët: Peshku i madh na doli…

Artan Hoxha ka folur për dënimet që ka dhënë gjykata për aferën e inceneratorëve, ku ditën e sotme u dënua Lefter Koka dhe një numër zyrtarësh, por u shpall i pafajshëm, ish deputeti Alqi Bllako.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha deklaroi se drejtësia nuk e zbardhi skemën e grabitjes dhe ende nuk dihet ku kanë shkuar paratë, por peshku më i madh rezultoi Lefter Koka.

“Vlera e parave të investuara shkon diku te 65 milionë euro. Me sekuestrimet që janë bërë është diku te 5 milionë euro. Pjesa tjetër, këto 60 milionë të tjera ku kanë shkuar? Kompanitë i kanë llogaritë bosh.  Ajo që është kërkuar nga opinioni publik dhe mediat, të goditet skema dhe ata që e hartuan skemën. Këta nuk janë në këtë vendim gjykate. Peshku më i madh doli Lefter Koka. Vendimet nuk janë të lehta, por atë që ka kërkuar opinioni publik nuk e kemi. Duke patur parasysh këtë, nuk lë ndonjë shpresë për më tej.

Bllako ka bërë 18 muaj burg. Duke patur parasysh kohën e paraburgimit, që vlerësohet 1.5 ditë, i shkojnë 27 muaj. Praktikisht i bie që ka bërë 2 vjet e tre muaj. I mbeten edhe 5 muaj të tjerë, por i lind e drejta, që të përfitojë liri me kusht. Jemi para faktit të kryer që ai u dënua. Beteja do të duket në apel.

Sot nuk e kemi ende të qartë se çfarë ka ndodhur. Ky thesi me lek, që lëviz në tubacione, ende nuk e dimë. Është ajo pyetja, ore lekët ku vajtën? Ë gjithë kjo gjë, që ta ketë bërë Lefter Koka dhe Alqi Bllako…

Sot kishte një kronikë në Top Channel, kishte marrë reagim një të dënuari 74 vjeç. Ai një firmë kishte hedhur. Ai doli dhe tha, u them zyrtarëve, mos firmosni më, jini të përgjegjshëm. Pra dukej thelbi i procesit”, tha ndër të tjera Hoxha.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.