Ortek, përmbytje dhe viktima, moti i keq përfshin e Europën

Evropa po përballet me një valë moti të keq, që ka shkaktuar vdekje dhe shkatërrim. Stuhia “Monica” që po përfshin Francën juglindore, ka shkaktuar vdekjen e 3 personave dhe disa të zhdukur, ndërsa 6 departamente janë nën alarmin portokalli të rrezikut të përmbytjeve. Mediat franceze bëjnë të ditur se mes të zhdukurve është një kryefamiljar […]

Mars 11, 2024 - 09:00
 0
Ortek, përmbytje dhe viktima, moti i keq përfshin e Europën

Evropa po përballet me një valë moti të keq, që ka shkaktuar vdekje dhe shkatërrim. Stuhia “Monica” që po përfshin Francën juglindore, ka shkaktuar vdekjen e 3 personave dhe disa të zhdukur, ndërsa 6 departamente janë nën alarmin portokalli të rrezikut të përmbytjeve.

Mediat franceze bëjnë të ditur se mes të zhdukurve është një kryefamiljar me dy fëmijët e tij të moshës 4 dhe 13 vjeç.

Kërkimet për të zhdukurit në Gard u ndërprenë gjatë natës dhe kanë rifilluar mëngjesin e sotëm.

Ortek, përmbytje dhe viktima, moti i keq përfshin e Europën

Charente-Maritime, Gironde, Pyrenées-Atlantiques, Yonne, Saône-et-Loire dhe Puy-de-Dome janë ende në alarm portokalli nga Météo France këtë mëngjes për rrezikun e përmbytjeve.

Moti i keq ka përfshirë edhe Italinë, ku mbrojtja civile ka lëshuar një alarm portokalli në Emilia-Romagna dhe një alarm të verdhë në 16 rajone të tjera.

Ortek, përmbytje dhe viktima, moti i keq përfshin e Europën

Katër mijë përdorues kanë mbetur pa energji për shkak të reshjeve të borës dhe shiut që kanë përfshirë Piemonten, ndërsa në Lombardi rrëshqitjet e dheut dhe përmbytje kanë përfshirë Ligurian, ku ka disa të evakuuar.

Për shkak të një orteku në Monesi në brendësi të Imperias, një nga katër alpinistët e skijimit ka vdekur.

Edhe në alpet zvicerane janë gjetur pajetë 5 nga 6 alpinistët që ishin zhdukur prej dy ditësh.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.