OSBE vlerëson AMP-në, mbështetje si partnere afatgjatë

15 punonjës të Agjencisë të Mbikëqyrjes Policore morën pjesë në trajnimin e realizuar nga OSBE~ja, të fokusuar tek etika, të drejtat e njeriut, korrupsioni dhe praktikat procedurale e hetimore në punën e Agjencisë. Darko Angelov, drejtuesi i Departamentit për Bashkëpunim në Çështjet e Sigurisë në Prezencën e OSBE-së, theksoi rëndësinë e pastrimit të forcave ligjzbatuese […]

Prill 9, 2024 - 10:10
 0
OSBE vlerëson AMP-në, mbështetje si partnere afatgjatë

15 punonjës të Agjencisë të Mbikëqyrjes Policore morën pjesë në trajnimin e realizuar nga OSBE~ja, të fokusuar tek etika, të drejtat e njeriut, korrupsioni dhe praktikat procedurale e hetimore në punën e Agjencisë.

Darko Angelov, drejtuesi i Departamentit për Bashkëpunim në Çështjet e Sigurisë në Prezencën e OSBE-së, theksoi rëndësinë e pastrimit të forcave ligjzbatuese nga elementë të korruptuar. Ai garantoi mbështetjen e OSBE-së, si partnere afatgjatë e Ministrisë së Brendshme dhe e strukturave në varësi të saj.

Duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme teë OSBE-së, drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Police, Florian Sulejmani tha se, trajnimi do të ndihmojë në aftësimin e mëtejshëm profesional të punonjësve të Agjencisë dhe në përmbushjen e misionit të saj.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.